Kë po kërcënon Meta me ‘revolucion popullor’? E ‘zbulon’ Spartak Ngjela

Publikuar tek: politike, më 16:31 25-02-2020 Kë po kërcënon Meta me ‘revolucion popullor’? E ‘zbulon’ Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ‘nuk i ndahet’ Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, presidenti po tenton të trembë politikën amerikane me të ashtëquajturin ‘revolucion popullor’.

Megjithatë, sipas Ngjelës, pavarësisht 2 marsit të thirrur nga Presidenti, ky i fundit nuk ka më të ardhme në politikë.

‘Meta nuk ka më të ardhme politike, le të bëjë çfarë të dojë’, shkruan Ngjela.

KOMENTI I PLOTË I NGJELËS:

l.Meta po kërkon të trembë politikën amerikane që kjo të ndalojë operacionin antikorrupsion në Shqipëri. Po, me çfarë mjetesh kërkon ta bëjë Meta këtë? Me "revolucion popullor", po thotë; dhe, nga broçkullat që flet, duket sikur kërkon të ngjallë Fidel Kastron. Por, sigurisht që amerikanët tallen me të.

Kurse shqiptarët po presin me padurim që, në trupin e shtetit të tyre të korruptuar të fillojë operacioni kirurgjikal për pastrimin e infeksionit njëqindvjeçar. Dhe ata po e presin nga politika amerikane këtë "operacion kirurgjikal".

Po Meta, çfarë do të bëjë?

Meta nuk ka më të ardhme politike, le të bëjë çfarë të dojë!

ll."Në Shqipëri është bërë grusht shteti", thotë Meta. Por, Shqipëria është shtet i NATO-s: na ka thënë gjë Brukseli dhe Uashingtoni për këtë lloj grushti? Asgjë. Po shkarkimi i Metës, grusht shteti është? Çdo shkarkim me vota në një parlament, është i ligjshëm. Kjo është demokracia

Prandaj, të gjithë sot po tallen me një president shqiptar që kërkon të trembë Uashingtonin pa ushtri, por vetëm me ca hajdutë që i vinë qark.

"Do shpërndaj Parlamentin", sokëllin Meta nepër korridore, kurse pyetja që i drejtohet atij në këtë rast është kjo: ku i ke tanket, zoti Meta? Parlamenti shpërndahet ose në funksion të votës, ose me tanke, dhe jo me letra. Por, tanket në Shqipëri drejtohen nga NATO. E di këtë, ti zoti Meta?! Prandaj, pikërisht për këtë, po tallen me Metën institucionet ndërkombëtare që mbikëqyrin Shqipërinë.

Kurse Meta është në fundin e tij politik.

Fundi i Metës, është gëzimi i shqiptarëve dhe fillimi i Shqipërisë së re.

Po të tjerët?

Ata vijnë më pas, me radhë...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010725975036621
array(1) { ["section"]=> string(73) "ke-po-kercenon-meta-me-revolucion-popullor-e-zbulon-spartak-ngjela-196418" }