KE propozon krijimin e qendrës anti-terroriste për BE-në

Publikuar tek: bota, më 16:44 28-04-2015 KE propozon krijimin e qendrës anti-terroriste për BE-në

Komisioni Evropian propozoi sot krijimin e një qendre antiterroriste të Bashkimit Evropian, ndërkohë që ka bërë të ditur një sërë masash të marra pas sulmeve vdekjeprurëse të ndodhura këtë vit në Francë dhe Danimarkë dhe pas dështimit të një atentati në Belgjikë.

Një çështje tjetër që ka shtyrë KE-në të bëjë këtë propozim është largimi dhe kthimi i personave nga vendet në konflikt si Siria dhe Iraku, të cilët përbëjnë një potencial të rrezikshëm për vendet europiane.

Komisioni premtoi vitin e kaluar të rishikonte gjithë axhendën e sigurisë që daton që nga viti 2010. Ky problem ridoli si emergjencë pas vrasjes së 17 personave nga sulmet terroriste në Paris, në fillim të muajt janar të këtij viti.

“Terrorizmi, krimi i organizuar dhe krimi kibernetik janë kompleks, në ndërkohë që sfidat e sigurisë për luftën kundër tyre i kalojnë kufijtë e Evropës”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

Siguria e brendshme është përgjithësisht kompetencë kombëtare dhe vendet anëtare kanë qenë tradicionalisht hezituese për të ndarë me njëra-tjetrën informacione konfidenciale që kanë lidhje me të dyshuarit apo hetimet.

”Komisioni propozon krijimin e një qendre antiterroriste nën kontrollin e Europolit, si një qendër sigurie për informacionet e shkëmbyera ndërmjet autoriteteve kombëtare të zbatimit të ligjit”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Evropian.

Komisioni u kërkon vendeve anëtare të mbështesin politikisht axhendën e tij pesëvjeçare të sigurisë në samitin e ardhshëm të qershorit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12395405769348
array(1) { ["section"]=> string(61) "ke-propozon-krijimin-e-qendres-anti-terroriste-per-be-ne-9885" }