'Ke qenë në fushatë me ne në Dibër', Spiropali debat me Mesila Dodën për përgjimet. Ia pret sekretarja e PDIU: Si nuk ju vjen turp. Çfarë duhet të ndodhi që të dorëhiqeni

Publikuar tek: politike, më 21:35 17-06-2019 'Ke qenë në fushatë me ne në Dibër', Spiropali debat me Mesila Dodën për përgjimet. Ia pret sekretarja e PDIU: Si nuk ju vjen turp. Çfarë duhet të ndodhi që të dorëhiqeni

Ministrja Elisa Spiropali ka debatuar mbrëmjen e sotme me sekretaren e PDIU Mesila Doda teksa flisnin për përgjimet e sotme të Bild.

Të ftuara të dyja në emisionin Open, Doda e Spiropali nisën të debatonin me njëra tjetrën kur ministrja e Qeverisë tha se Doda kishte qenë vet në fushatë me PS në Dibër, ndërsa menjëherë ia preu skekretarja e PDIU e cila mohoi të ketë dalë në fushatë me ta.

'Meqë e nise kështu, duhet unë të kthehem kështu, si nuk ju vjen turp për këtë çorbë që keni përfshirë sa e sa persona. Me drejtora, prokurorë, shefa policie e mësues', tha ndër të tjera Mesila Doda ndërsa kërkoi prej Spiropalit një përgjigje se çfarë priste më qeveria që nuk dorëhiqej, përgjigje që nuk e mori.

DEBATI:

Spiropali: Pyesni zonjën Doda se ka qenë në fushatë me ne

Doda: Prit pak o prit, kur kam qenë moj Elisa

Spiropali: Kemi qenë bashkë

Doda: Jo moj zonjë jo, kam qenë në një mbledhje

Spiropali: Ke qenë drejtuese e PDIU. Kemi qenë së bashku në tavolinë

Doda: Meqë e nise kështu, duhet unë të kthehem kështu, si nuk ju vjen turp për këtë corbë që keni përfshirë sa e sa persona. Me drejtora, prokurorë, shefa policie e mësues

Spiropali; Verifikojeni zonja Doda se do ju dali një tjerër prokuror

Doda: Vladimir mara është kunat i... Dhe nxirre një pamje timen meqë është kështu

Spiropali: Njëra nga ne të dyja do flasi zonja Vasili, zgjidhe kush

Doda: Është turp i madh kjo që po ndodh, para kësaj ishin Avdylajt, tani kemi një grup tjetër. Si ka mundësi, cfarë do ndodhi më që ju te jepni dorëheqjen

Spiropali: Me zë dhe me figurë zonja Doda ka dalë...

Doda: Me zë pra me zë, keni korruptuar gjithë sistemin, mësues, drejtora, shefa policie e prokurorë që kanë lidhje me ata që përmenden aty. Prandaj kërkohet garanci, ndryshimi i qeverisë.

Spiropali: Unë nuk kam përgjigje për zonjën Doda se deklaratat e saj i dëgjoj sa herë është në studion tuaj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022688865661621
array(1) { ["section"]=> string(171) "ke-qene-ne-fushate-me-ne-ne-diber-spiropali-debat-me-mesila-doden-per-pergjimet-ia-pret-sekretarja-e-pdiu-si-nuk-ju-vjen-turp-cfare-duhet-te-ndodhi-qe-te-dorehiqeni-168622" }