‘Ke qenë shumë i shtrenjtë për ne’, Çiljeta Xhilaga humb njeriun e afërt; ishte inxhinier dhe ndërtues i njohur, aktivist i çështjes kombëtare në SHBA

Publikuar tek: aktualitet, më 20:41 15-01-2021 ‘Ke qenë shumë i shtrenjtë për ne’, Çiljeta Xhilaga humb njeriun e afërt; ishte inxhinier dhe ndërtues i njohur, aktivist i çështjes kombëtare në SHBA Çiljeta Xhilaga

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, Skënder Xhilaga. Inxhinieri ndërroi jetë në Kosta Rika, ku kishte udhëtuar për të kaluar Vitin e Ri.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, e cila ka pasur lidhje gjaku me të ndjerin.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë ajo në një postimi në Instagram, përmes së cilit i ka dhënë lamtumirën. Çiljeta ka ndarë fotografinë e një lajmi dhe përkrah ka shkruar disa fjalë prekëse.

Screenshot_15.jpg

Skënder Xhilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA. Gjurmët e punës së tij madhështore në ndërtim ndodhen në shumë prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave më të famshme në New York City. Ndërmjet tyre: Kullat Dag Hammersjkold, “Qendra rezidenciale dhe tregëtare “The Epurio”, Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai Hospital, Madison Square Garden, etj. Veprat e punës së tij shkojnë përtej kufijve amerikanë. Ai ka ndërtuar Hotelin “Kempinsky Hotel” (Pallati Ciragan) në Stamboll, Istanbul. Universitetin e Riadit në Arabinë Saudite etj. Veç të tjerash ka rithemeluar Shoqatën “Miqtë e Shqipërisë”, ka bashkëthemeluar Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregëtisë, me qendër në New York si dhe Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) duke shërbyer si një nga anëtarët themelues të bordit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidenti me 4 viktima në aksin Milot-Rrëshen, publikohet video e parakalimit të gabuar të 'Citroen'-it (VIDEO)
‘Plasin’ denoncimet rrëqethëse për Covid-2: Dhamë 4000 €, por babai na vdiq. Tirja më mori 50 € për ta rruajtur. Në spital është vetëm tregti »
Article Logic
Execution time: 0.011754035949707
array(1) { ["section"]=> string(152) "ke-qene-shume-i-shtrenjte-per-ne-ciljeta-xhilaga-humb-njeriun-e-afert-ishte-inxhinier-dhe-ndertues-i-njohur-aktivist-i-ceshtjes-kombetare-ne-shba-235169" }