KE rekomandoi hapjen e negociatave, por ja çfarë shkruajnë mediat e HUAJA për Shqipërinë: Nga këmbët e bretkosave te…

Publikuar tek: aktualitet, më 19:53 17-04-2018 KE rekomandoi hapjen e negociatave, por ja çfarë shkruajnë mediat e HUAJA për Shqipërinë: Nga këmbët e bretkosave te… foto ilustruese

Dita e sotme ka qenë mjaft e lumtur për shqiptarët, pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave të Shqipërinë në BE, ndërsa të paktën një artikull për vendin tonë nuk mund të mugonte në mediat e huaja.

Portali i njohur Yahoo ka renditur një sërë pikash të përmbledhura të cilat i njohin shtetasit e huaj me jetën e shqiptarëve, nga pushtimi Osman e deri të diktatura apo flamuri.

Shqipëria është përshkruar si një vend i vogël dhe i varfër në Ballkan, i cili aspiron shumë t’i bashkohet vendeve europiane.

Ja disa nga pikat e shkruara në artikull për popullin shqiptar:

1-Janë fansa të mëdhenj të Mercedez Benzit, ku pavarësisht çdo problemi tjetër rreth 40% e qytetarëve gëzojnë një makinë të kësaj kompanie gjigante gjermane.

2-Ngjyrat kombëtare janë e kuqja dhe e zeza, ndërsa në flamurin e tyre shihet një shqiponjë dykrenore.

3-Kanë një potencial të lartë turizmi, pasuri të shumta natyrore (det, male alpine dhe lumenj të shumtë) dhe gjithashtu bunkerët e ndërtuar gjatë kohës së komunizmit janë kthyer në kafene të bukura historike.

4-Shumëllojshmëri gatimesh duke u nisur nga këmbët e bretkosave të pjekura deri të ushqimet e ndryshme me fruta deti.

5-Valë të mëdha emigrantësh, ku sipas statistikave Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigracionit në botë, me një diasporë me 1.2 milion banorë.

6-Kanabisi dhe korrupsioni, Shqipëria është konsideruar si eksportuesi më i madh i lëndëve narkotike në Europë, ndërsa aktualisht i është nevojitur të vihet në zbatim një reformë në drejtësi për të ruajtur vendin nga aktet korruptive.

Capture.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet trupi i një 40 vjeçari shqiptar, dalin dyshimet e para (Ja DETAJI i çuditshëm)
Shqipëria dhe rajoni kërcënohen nga Rusia, Felaj: Nuk duhet të jemi në panik »
Article Logic
Execution time: 0.01157808303833
array(1) { ["section"]=> string(121) "ke-rekomandoi-hapjen-e-negociatave-por-ja-cfare-shkruajne-mediat-e-huaja-per-shqiperine-nga-kembet-e-bretkosave-te-117229" }