Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar apelimin e gjyqtares Zhaklina Petro, e cila u skualifikua nga gara për një vend në Gjykatën Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Ky vendim i trupit gjykues e rikthen Peton në garë për vendin në “Kushtetuese”, ndërkohë që pak ditë më parë i njëjti vendim u mor edhe për Eugen Papandilen, edhe ky i skualifikuar nga KED.
Tashmë KED do të duhet të rishqyrtojë edhe njëherë kandidaturën e Petos për një vend në Gjykatën Kushtetuese, e cila garon me Eugen Papandilen dhe Sonila Bejtjan.