'KED ka vepruar sipas Kushtetutës', ministrja Gjonaj: Do ketë pasoja të rënda nëse provohet se është shkelur ligji

Publikuar tek: politike, më 23:28 19-11-2019 'KED ka vepruar sipas Kushtetutës', ministrja Gjonaj: Do ketë pasoja të rënda nëse provohet se është shkelur ligji Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj shprehet se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dijeninë e saj ka vepruar sipas Kushtetutës dhe ligjit, lidhur me plotësimin e vakancave për Gjykatën Kushtetuese.

E ftuar në emisionin "Real Story", Gjonaj ka thënë se nëse provohet se KED ka shkelur ligjin apo ka pasur abuzime, pasojat do të jenë të rënda.

“E prezantoi Presidenti i Republikës duke dashur të japë një paragjykim për mënyrën se si do të shkojë hetimi i çështjes ‘Dvorani’ mua nuk më la aspak shije të mirë. Sepse drejtësia e re është ajo që duhet ta provojë në çdo vendim edhe ndaj një qytetari të thjeshtë dhe jo asaj që Presidenti thotë. Por për pjesën e kallëzimit penal, nëse Presidenti apo kushdo tjetër mendon që ka faktet të cilat e implikojnë apo ka një abuzim detyre të një organi kolegjial për mënyrën se si ka vepruar, atëherë padyshim ka gjithë të drejtën për ta bërë. Unë mendoj se KED ka vepruar sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës. Padyshim do ishin shumë të rënda pasojat nëse do të vërtetohej se aty ka një abuzim me detyrën apo ka një tejkalim të kompetencave”, tha Gjonaj.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021136999130249
array(1) { ["section"]=> string(117) "ked-ka-vepruar-sipas-kushtetutes-ministrja-gjonaj-do-kete-pasoja-te-renda-nese-provohet-se-eshte-shkelur-ligji-186497" }