KED paditet nga dy kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Tafaj: Më diskriminuan se isha i verbër!

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 30-10-2020 KED paditet nga dy kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Tafaj: Më diskriminuan se isha i verbër!

Një padi ka mbërritur në Gjykatën administrative nga dy kandidatë të s'kualifikuar nga gara për t'u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatët Sinan Tafaj dhe Eugen Papandile kanë paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për diskriminim në përzgjedhjen e kandidatëve.

Sinan Tafaj u shkarkua për pasaktësi në deklarimin e pasurisë, ndërsa Eugen Papandile pasi nuk përmbushte kriterin e vjetërsisë në punë. 

Sipas informacioneve për mediat, Tafaj ka thënë se i ka përmbushur të gjitha kriteret, por është diskriminuar nga KED për shkak se është i verbër. Ndërkohë që Papandile ka pretenduar se i janë bërë gabim llogaritë.

Pritet që me 3 nëntor të mbahet seanca e radhës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vranë 46-vjeçarin shqiptar se donin t'i vidhnin drogën, gjykata dënon me burg 4 australianët
Sulmet terroriste në Francë, reagon KMSH: Fyerja e së shenjtës së tjetrit nuk është 'liri shprehje' »
Article Logic
Execution time: 0.013534069061279
array(1) { ["section"]=> string(100) "ked-paditet-nga-dy-kandidatet-per-gjykaten-kushtetuese-tafaj-me-diskriminuan-se-isha-i-verber-225769" }