Kejdi Mehmetaj dhe Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, urojnë arsimtarët për festën e 7 marsit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:09 07-03-2017 Kejdi Mehmetaj dhe Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, urojnë arsimtarët për festën e 7 marsit

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, dhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, kanë zgjedhur shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” për të uruar mësuesit me rastin e ditës së 7 marsit.

Ata u kanë dhuruar buqeta me lule mësuesve të kësaj shkolle, duke i përcjellë atyre urimet përzemërta në këtë ditë të veçantë edhe në emër të LSI-së.

Deputetja Kejdi Mehmetaj, ish-nxënëse në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” vlerësoi punën e mësuesve si edhe duke nënvizuar nevojën e përmirësimit të situatës së arsimit në vend.

“Puna që duhet të bëjmë ne është shumë e madhe dhe krahasimisht me mësueset, të paktën me këto që janë këtu në shkollën “Petro Nini”, ku unë edhe kam studiuar, ne duhet të bëjmë realisht shumë. Unë, në fakt, gjatë gjithë katër viteve të mia në parlament kam folur për arsimin, qysh nga fjala ime e parë që ka qenë për Maturën Shtetërore, e le të themi deri te fjala ime e fundit këtu sot me ju, çdo ditë jam përpjekur të ngre një shqetësim që lidhet me çështjet arsimore: duke filluar që nga parashkollori e deri te universiteti. Për hir të së vërtetës është shkolla ajo që formëson karakterin e të rinjve, që do të jenë profesionistët e së ardhmes, drejtuesit e së ardhmes, prindërit e së ardhmes, e prandaj ne duhet të investohemi te ata, por duhet te investohemi seriozisht, pa bërë politikë, sepse me arsimin nuk bëhet politikë, por duke i kushtuar gjithë vëmendjen tonë maksimale. I uroj të gjitha zyshave, kryesisht zyshave të mia në radhë të parë, sepse na kanë ndihmuar të rritemi, të formësohemi, një 7 Mars të gëzuar me studentët e tyre, me familjet e tyre, edhe mbi të gjitha qoftë jeta e tyre aq e bukur sa ato e bëjnë për studentet, e shpresoj shumë që ngadalë-ngadalë edhe ne të kontribuojmë pak që t’ua bëjmë atyre punën më të lehtë, por edhe më dinjitoze”,- theksoi deputetja Kejdi Mehmetaj.

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj uroji të gjithë mësuesit për punën e përkushtuar që ato bjën në arsimimin e brezave, por duke shtuar se ka ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar edhe më shumë procesin mësimdhëns nëpër shkollat e vendit.

“Sot është një nga ditët më të bukura që iu dedikohet jo vetëm mësuesve port ë gjithë popullit shqiptar, sepse është populli më arsimdashës, të gjithë prindërve shqiptar të cilët investojnë shumë për fëmijët, por mbi të gjitha kryefjala më e madhe është e mësuesve të cilët në misionin e tyre të palodhur, në të përditshmen e tyre punojnë fortë që të edukojnë mendjen e të rinjve, të edukojnë shpirtin e fëmijëve. Janë mundësi dhe garanci një jete më të bukur dhe t’i japin krah ëndrrave të të rinjve. Jam shumë e lumtur që jam tek “Petro Nini Luarasi” dhe që ndaj këtë urim për të gjithë mësuesit shqiptar sot këtu. Ndjej përgjegjësi shumë të madhe dhe bëj një vlerësim aktual për situatën që jemi dhe mendoj që gjithmonë në sistemin e arsimit ka vend për përmirësim. Ka vend për të dhënë më shumë energji pozitive. Ka vend për të dhënë më shumë për mësuesit tanë të cilët ata duhet të jenë nesër modeli më i mirë i të rinjve dhe i fëmijëve. Ka vend më shumë për të ndërtuar shkolla me cilësi dhe standard më të lartë. Ka vend më shumë për ta bërë shoqërinë tonë më të garantuar duke u dhënë një cilësi, një standard dhe një sistem sa më të dedikuar. Për një gjë unë jam krenare, në 30 vitet e mija në arsim, që nëse do të investosh me dashuri tek të rinjtë, nëse do të investosh me dashuri tek populli jot, kryefjala duhet të jetë arsimi. Ajo është fillimi i një pune të suksesshme. Ajo është garancia e një edukimi të mirë, ajo është garancia për të krijuar qytetar të mirë, të Evropës së lirë dhe të botës së kulturuar. Besojë dhe urojë shumë që të gjithë sëbashku të japin kontribute për arsimin pasi arsimi është domeni i të gjithë shqiptarëve, është vlerë e jashtëzakonshme e shoqërisë sonë. Gëzuar festën të dashur mësues”,- theksoi Nora Malaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rebelohet Selim Belortaja ndaj Dritan Lelit e Gjiknurit: Na bombardoi haberi se firmosën vettingun
“Mësueset hapnin kutitë me varëse, vathë e bizhu. Më erdhi 7 Marsi në grykë...Doja të villja” »
Article Logic
Execution time: 0.013293981552124
array(1) { ["section"]=> string(103) "kejdi-mehmetaj-dhe-zevendesministrja-e-arsimit-nora-malaj-urojne-arsimtaret-per-festen-e-7-marsit-71098" }