Kejdi Mehmetaj sulmon keq deputetin e LSI që votoi në emër të Vangjel Tavos: Sytë i ka në ballë, s’ka dhënë shenja që s’di shkrim e këndim

Publikuar tek: barometri, më 07:15 10-07-2018 Kejdi Mehmetaj sulmon keq deputetin e LSI që votoi në emër të Vangjel Tavos: Sytë i ka në ballë, s’ka dhënë shenja që s’di shkrim e këndim

Kejdi Mehmetaj, deputetja e LSI sulmon ashpër kolegun e saj Robert Bitri i cili së fundmi është distancuar nga LSI dhe Monika Kryemadhi në mënyrën e të bërit opozitë duke votuar si i pavarur.

 

 Në seancën e së enjtes, siç u zbulua, Bitri ka votuar me kartonin e Vangjel Tavos i cili nuk ishte i pranishëm në seancë. Kjo ngatërresë solli revoltë nga opozita e cila kërkoi anullimin e procesit të votimit edhe pse kjo u rrëzua sot nga sekretariati i Kuvendit, që pas mbledhjes, e cilësoi të vlefshëm votimin e ligjit për Teatrin.

“Rilindasi i vonuar, alias Robert Bitri ...

Nuk kishte se si të mos bëhej sërish protagonist i shëmtisë së maxhorancës në përpjekjen për të prishur teatrin, edhe rilindasi më i ri i rilindjes së vjetër të Edi Ramës, përkatësisht Robert Bitri!

Sepse, megjithëse i ka sytë në ballë, e megjithëse nuk ka shfaqur simptoma çorientimi, nuk na ka dhënë ndonjë shenjë se nuk di as shkrim e as këndim, aq sa për të mos lexuar emrin e tij në kartën e vet apo edhe në monitorin e sallës së Kuvendit”, shkruan Mehetaj.

“Mungesë integriteti, karakter të dyfishtë, moral të denjë për një rilindas shëtitës!

Ky është portreti i Robert Bitrit, rilindasit më të ri të rilindjes së vjetër të Edi Ramës, i cili nuk ka se përse të qëndrojë më as formalisht në rradhë me deputetët e LSI-së!” përfundon reagimin e saj deputetja Mehmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01800012588501
array(1) { ["section"]=> string(143) "kejdi-mehmetaj-sulmon-keq-deputetin-e-lsi-qe-votoi-ne-emer-te-vangjel-tavos-syte-i-ka-ne-balle-s-ka-dhene-shenja-qe-s-di-shkrim-e-kendim-127355" }