Këlliçi: Punonjësit e landfilldit të Sharrës na ndoqën me makina private, i mbaj mend targat

Publikuar tek: politike, më 21:59 19-10-2020 Këlliçi: Punonjësit e landfilldit të Sharrës na ndoqën me makina private, i mbaj mend targat Belind Këlliçi

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, (FRPD) Belind Këlliçi, i ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", duke folur në lidhje me përplasjen me punonjësit e landfilldit të Sharrës, tha se nuk kanë tentuar në asnjë moment që të futen në brendësi, por të bënin një deklaratë.

Kjo gjë sipas tij është penguar nga disa punonjës. Në largim janë ndjekur me makina nga disa punonjës. Më pas Këlliçi sqaron se janë rikthyer dhe sërish janë përballur me punonjësit. 

"Nuk kemi tentuar që të futemi me forcë në Landfilld. Ka patur një punonjës që na thotë futuni, u kemi thënë patjetër të mbarojmë deklaratën dhe të filmojmë malin me plehra. Jemi larguar në zonën e Kombinatin, na kanë gjëmuar me makina personale të cilët targat, i mbaj mend i kemi referuar në policinë e Tiranës. 30 minuta më pas jemi kthyer, për të bërë deklaratën tonë sërish jemi refuzuar, kemi hasur punonjësit me jelek të verdhë dhe nuk kemi mundur që të japim atë deklaratë. E gjitha ka përfunduar ditën e djeshme ku dje kemi bërë kallëzimin penal në drejtorinë e policinë, për agresion nga ana e punonjësve për të dhënë një deklaratë. Nëse nuk kemi të bëjmë me një aferë, pse gjithë kjo dhunë për të ndaluar dy opozitarë të bëjë deklaratën”, tha Këlliçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bardhi bën deklaratën e fortë: Ndërkombëtarët po hetojnë çështjen e inceneratorëve, shpejt do mësoni emrat e personave të përfshirë
'Inceneratori i Tiranës nuk ekziston', Bardhi: Nëse s'është e vërtetë jap dorëheqjen që nesër »
Article Logic
Execution time: 0.011544942855835
array(1) { ["section"]=> string(97) "kellici-punonjesit-e-landfilldit-te-sharres-na-ndoqen-me-makina-private-i-mbaj-mend-targat-224368" }