‘Kemi 12 vite që pëlqehemi’, Dj Sardi flet për herë të parë për vajzën që i rrëmbeu zemrën (PLANET E DASMËS)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:07 06-08-2020 ‘Kemi 12 vite që pëlqehemi’, Dj Sardi flet për herë të parë për vajzën që i rrëmbeu zemrën (PLANET E DASMËS)

Dj Sardi është një prej djemve më të famshëm për publikun shqiptar.

Prej kohësh, ai ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak se ka konfirmuar lidhjen me një vajzë, ende të panjohur për publikun.

Për herë të parë ai ka vendosur të flas për lidhjen  tij të dashurisë.

Në një intervistë për Story.al, ai tregoi se kanë 12 vite që e pëlqejnë njëri-tjetrin.

Dj teksa ka treguar detaje për lidhjen e tij me vajzën ‘misteroze’ ai ka folur edhe për planet e dasmës.

Pjesë nga intervista:

Meqë jemi tek lidhja, ç’mund të na zbulosh më shumë partneren. Ku jeni njohur, dhe pse zgjodhe një vajzë të panjohur në publik?

Zgjodha atë, dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit!

Fakti që të pamë më unazë në gisht, do të thotë që tashmë je fejuar dhe po planifikon dasmë?

Unaza është një premtim që i kam bërë partneres, se do e dua gjithmonë.

Si mund të ishte ceremonia e dasmës së një Dj gjithë klas si Sardi?

Dasmën kemi menduar diçka interesante, po s’dua ta zbuloj pa ardhur momenti.

797a5300faa389b15626c52e0bea151a_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0122389793396
array(1) { ["section"]=> string(110) "kemi-12-vite-qe-pelqehemi-dj-sardi-flet-per-here-te-pare-per-vajzen-qe-i-rrembeu-zemren-planet-e-dasmes-216298" }