‘Kemi aplikuar stalinizmin, me pislliqe, vrasje e spiunime’, Frrok Çupi: Klasa politike në Shqipëri ka zgjedhur afër fundërrinat

Publikuar tek: aktualitet, më 00:11 22-02-2020 ‘Kemi aplikuar stalinizmin, me pislliqe, vrasje e spiunime’, Frrok Çupi: Klasa politike në Shqipëri ka zgjedhur afër fundërrinat Gazetari Frrok Çupi

Gazetari Frrok Çupi duke iu referuar përplasjeve politike në vend, shprehet se pas ’90 vendi ka aplikuar stalinizmin, sipas tij ‘një shportë ku ndodhin pislliqe, vrasje e spiunime’.

I ftuar në emisionin ‘Provokacija’ me Muç Nanon, Çupi ka thënë se klasa politike në Shqipëri ka zgjedhur të mbajë afër vetes fundërrinat.

 Klasa politike në Shqipëri ju e konstatoni se jeni shkrimtar, vëzhgues dhe e testoni por ka njerëz shumë të mencur në rrugë dhe në shtëpi, ka njerëz më të mençur se presidenti i republikës. Gjithë popujt nuk janë akademik. Klasa politike e krijuar këtu ka devijuar që në 90’ dhe është si makina që merr kot dhe nuk e ndalon dot më asnjë. Postkomunizmi në Shqipëri është një komunizëm i pastër, unë mendoj se ne kemi aplikuar stalinizmin pas 90’ dhe në stalinizëm është një shportë që ndodh tërë pisllëqet, ndodhin vrasjes, spiunlleku, vrasjet etj. Klasa politike në Shqipëri ka zgjedh për të pasur afër fundërrinat. Ai kishte një dosje një mëkat ai kishte pas një dosje dhe kapet e mbahet fort nga liderët, ato nuk kanë se si na përfaqësojnë’, ka thënë Frrok Çupi.

Gjithashtu, Çupi është shprehur se klasa politike në Shqipëri është si procesionarja që shkatërron pishat në vendin tonë.

‘Klasa politike a ndërtuar partitë si mafia janë të tëra të lidhura është si një lloj sëmundje që rrënon pishat si procesionarja dhe kjo ka një ngjashmëri si vetë krijesat politike që është krijuar këtu që kapen brenda partisë dhe krijojnë procesin. Në parti kanë mbetur ato që kërkojnë të përfitojnë në rrugë të paligjshme’, ka shtuar gazetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084760189056396
array(1) { ["section"]=> string(129) "kemi-aplikuar-stalinizmin-me-pislliqe-vrasje-e-spiunime-frrok-cupi-klasa-politike-ne-shqiperi-ka-zgjedhur-afer-funderrinat-196027" }