“Kemi drogë sa të doni”, blutë e Fierit arrestojnë tre persona, dispononin sasi të mëdha droge (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:16 12-04-2018 “Kemi drogë sa të doni”, blutë e Fierit arrestojnë tre persona, dispononin sasi të mëdha droge (EMRAT) Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndalimi i tyre u bë në Roskovec ndërsa nga përgjimet rezulton se ata dispononin sasi të mëdha kanabisi.

Nga hetimi nje javor i policisë dhe prokurorisë së Fierit, me anë të hetimeve speciale janë siguruar prova që implikojnë tre të ndaluarit në prodhimin dhe shitjen e narkotikeve.

Pasi ndaj te dyshuarve jane siguruar prova te mjaftueshme, prokurori i çeshtjes Petrit Vuka ka kerkuar ndalimin e tyre.

Nga burime eshte mesuar se tre te ndaluarit jane Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastres dhe Klodian  Ymeraj nga fshati Drenove po i Mallakastres.

Mesohet se nga hetimet eshte konkluduar se tre te ndaluarit u thoshin bleresve se mund te siguronin hashash sa te donin.

Dyshohet se te ndaluarit kane disponuar sasi te medha lende narkotike dhe po punohet per identifikimi e vendndodhjes se tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video perverse e mësuesit, flet kolegu i tij: Kishte FB si të gjithë njerëzit, por këtu te ne…
INVESTIGIMI: Drogë dhe prostitucion, çfarë ndodh pas mesnate në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.01188588142395
array(1) { ["section"]=> string(103) "kemi-droge-sa-te-doni-blute-e-fierit-arrestojne-tre-persona-dispononin-sasi-te-medha-droge-emrat-116694" }