‘Kemi hallin e atyre që vijnë për Vitin e Ri’, drejtori i Spitalit të Shkodrës shokon me arsyen e ndalimit të operacioneve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 27-12-2019 ‘Kemi hallin e atyre që vijnë për Vitin e Ri’, drejtori i Spitalit të Shkodrës shokon me arsyen e ndalimit të operacioneve Ardian Dajti, drejtor i spitalit Shkoder

Nga data 30 dhjetor 2019- 06 janar 2020 në spitalin e Shkodrës nuk do realizohet asnjë operacion.

Këto ndërhyrje do të realizohen me një planifikim të dytë që do të vendoset pas datës 6 janar ndërsa drejtori i Spitalit rajonal, Ardian Dajti ka shokuar me arsyen e dhënë për gazetarin Bepin Kolvata.

Sipas tij, anullimi i operacionit është bërë për shkak të të ardhurve nga jashtë me rastin e festave të fundvitit.

Në fundvit shohet fluksi i pacientëve që kanë nevojë për kontrolle nëper spitale. Ndërkaq, dy herë në vit, ka ndërprerje të planifikimeve të operacioneve, tani për festa dhe më herët në verë për shkak të fluksit të pushuesve. Ndërkaq, drejtori Dajti ka pohuar se nuk ndërpriten operacionet për rastet që janë emergjente. Më tej, ai i ka kërkuar PD-së mos abuzojë me këtë situatë.

Më poshtë dokumenti që njofton anullimin e operacioneve dhe që mban firmën e zv.drejtorit të shërbimeve klinike Augustin Suma.

81175065_565576217627185_7687008771322675200_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama jep lajmin e madh, ja çfarë do të ndodhë me 472 shërbime nga 1 janari i 2020
Shpërthimi i karburantit në Kombinat, arrestohet 24 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.01344108581543
array(1) { ["section"]=> string(126) "kemi-hallin-e-atyre-qe-vijne-per-vitin-e-ri-drejtori-i-spitalit-te-shkodres-shokon-me-arsyen-e-ndalimit-te-operacioneve-190500" }