‘Kemi miqësi me familjen Murataj’, flet vëllai i ‘Dajës’: Nëse ka gisht me grabitjen…

Publikuar tek: aktualitet, më 13:06 02-05-2019 ‘Kemi miqësi me familjen Murataj’, flet vëllai i ‘Dajës’: Nëse ka gisht me grabitjen… Ragip Hajdini

Mustafa Hajdinaj, vëllai Ragip Hajdinit, i arrestuari i gjashtë për grabitjen e Rinasit, ka deklaruar se ata kanë mjaftueshëm pasuri dhe se vëllai i tij nuk kishte nevojë të vidhte.

Vëllai i Hajdinit, i njohur ndryshe si “Daja”, tha për mediat se nëse ështe vërtetë që ai ka vjedhur e aprovon dënimin e tij.

“Kemi pasuri të mjaftueshme dhe të ardhura po ashtu. Kemi miqësi me familjen Murataj, kam qenë në varrim edhe unë. Nëse im vëlla vërtetohet se ka gisht në ngjarje të dënohet me 20 ose 30 vite, vetë e aprovoj.” tha Mustafa Hajdinaj.

Ndërkohë i arrestuari ka deklaruar se nuk është ai “Daja” dhe pretendon se ka prova që nuk ka qenë pjesëmarrës në grabitjen e Rinasit, ndonëse ka njohje me Admir Muratajn.

Kujtojmë se 50 vjeçari u arrestua pak ditë më parë te Shkëmbi i Kavajës në një operacion special të policisë.

Sipas hetuesve, Ragipi dyshohet se është personi që ka siguruar furgonin 'Chevrolet' që më pas u modifikua në Elbasan për t’u përdorur në grabitje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026237964630127
array(1) { ["section"]=> string(85) "kemi-miqesi-me-familjen-murataj-flet-vellai-i-dajes-nese-ka-gisht-me-grabitjen-162680" }