‘Kemi një mungesë të theksuar humanizmi’ Rudina Hajdari përgëzon Ogerta Manastirliun: Fjalim për t’u duartrokitur, po bëni një punë shumë të mirë

Publikuar tek: politike, më 11:57 30-04-2020 ‘Kemi një mungesë të theksuar humanizmi’ Rudina Hajdari përgëzon Ogerta Manastirliun: Fjalim për t’u duartrokitur, po bëni një punë shumë të mirë Rudina Hajdari

“Kemi një mungesë të theksuar humanbizmi, solidariteti në politikë. Asnjëherë kjo sallë nuk është orientuar drejt popullit shqiptar”.

Kështu e nisi fjalën e saj nga Kuvendi deputetja e opozitës Rudina Hajdari duke cituar akademikun Moikom Zeqo.

“Një vend si Kosova shumë më i vogël se ne po arrin t’i shërbejë popullit të vet shumë më mirë se sa ne. Ka zero transparencë në ekzekutiv, pa asnjë lloj transparence të vjen për të qarë, për të ulëritur. Ai që abuzon sot me shqiptarët me mënyrën si po bën fasha të ndryshme oraresh, monologje, pa sens, pa logjikë. Ai kryeministër që sot tallet që merr e bën video në pozicione të ndryshme, po con energjinë më negative në popull”, tha Hajdari referuar Ramës ndërsa shembullin e humanizimit në politikë e nisi nga vetja duke përgëzuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Siç e tha Moikom Zeqo, kemi një mungesë humanizmi. Po e nis unë e para.

Zonja ministre e Shëndetësisë ishit e vetmja që dhatë një fjalë për t’u duartrokitur dhe po bvëni një punë shumë të mirë”, u shpreh Hajdari teksa kaloi sërish te Rama.

“Teston zotin Beqaj dhe thotë cohu e thuaj ul pagat e pensionistëve. Të jeni pak humanë, dhe mos bëni lavde kundrejt kryeministrit. Po hymë në një fazë depresioni shoqëror”, ngriti alarmin deputetja e opozitës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009814977645874
array(1) { ["section"]=> string(148) "kemi-nje-mungese-te-theksuar-humanizmi-rudina-hajdari-pergezon-ogerta-manastirliun-fjalim-per-t-u-duartrokitur-po-beni-nje-pune-shume-te-mire-204604" }