‘Kemi rënë dakord me Bashën që LSI-në ta çojmë për skrap’, PD i përgjigjet ASHPËR Ballës: Diversione idiote për shkak të humbjes që do pësoni

Publikuar tek: politike, më 16:20 20-01-2021 ‘Kemi rënë dakord me Bashën që LSI-në ta çojmë për skrap’, PD i përgjigjet ASHPËR Ballës: Diversione idiote për shkak të humbjes që do pësoni Bardhi - Balla

Sot u bë publik në media një deklaratë e fortë e Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha në një emision televiziv se PS dhe PD kanë rënë dakord që “ta çojnë për skrap LSI-në”.

Ndërkohë ka reaguar PD përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi, i cili do të jetë drejtuesi politik i PD në Elbasan.

Me anë të një shënimi në facebook, Bardhi i cilëson deklaratat e Ballës diversione idiote, për shkak se e kanë kuptuar që në 25 prill do humbasin thellë, duke iu referuar dhe sondazheve të fundit.

Reagimi i plotë i Bardhit

Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill!

Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill.

Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është deputeti që braktisi PS-në dhe është deklaruar me LSI-në
Taulant Balla: Mos harroni 21 Janarin! Sali Berisha me kollovarin Basha kanë vrarë për të mbajtur pushtetin »
Article Logic
Execution time: 0.012831926345825
array(1) { ["section"]=> string(144) "kemi-rene-dakord-me-bashen-qe-lsi-ne-ta-cojme-per-skrap-pd-i-pergjigjet-ashper-balles-diversione-idiote-per-shkak-te-humbjes-qe-do-pesoni-235723" }