Këndi i fletërrufeve të Ramës, gazetari shton një emër tjetër nga 100 në listë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:06 13-07-2017 Këndi i fletërrufeve të Ramës, gazetari shton një emër tjetër nga 100 në listë

Lista e publikuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama është kthyer në temën më të nxehtë të debatit.

Emrat e publikuar nga Rama, pa asnjë lloj verifikimi kanë nxitur kritika të forta në drejtim të kryeministrit.

Kritik është edhe gazetari Tedi Blushi i cili përmes ironisë sarkastike shton një tjetër emër në listën me 100 emra të Ramës.

KOMENTI I PLOTË:

KËNDI I FLETËRRUFEVE! Unë po shtoj emrin e 101 në listë!

Hiqmet Qazimi, i biri i Syrjait dhe i Qazimes, vesh pantallona kauboj, kopsat e këmishës i mban zbërthyer tek gjoksi, syzet e diellit deri poshtë hundës, favoritat i ka të gjata dhe flokët i mban si gagarel.
I pëlqen të shoqërohet me vajza (pak të shthurura) dhe dëgjon muzikë dekadente. Ka blerë një magnetofon tek "dollari" dhe "vdes" ta mbajë mbi sup! Të premteve mbrëma shikon jugosllavin! Dush nuk bën vetëm të shtunë por edhe të mërkurë!
Në plazh i kishte thënë shokut të çadrës se kishte rënë në dashuri (vajza e Maqo Matufit, i dekllasuar) dhe se në libra kishte lexuar se në Perëndim mund të laheshe me çupërlina edhe në pishinë (flet si i çakërdisur për shkuma dhe party). 
Luan me letra (bixhozi) gjatë fundjavës, pi gazoza dhe birra më shumë se shokët. Biçikletës i jep gjithë tangërllik duke fishkëllyer. Pi cigare fshehur, Partizani dhe DS!
Në urban nuk ia le vendin të moshuarve ndërsa në rradhën e qumshtit tallet me plakat. Kur e pyet për luftën ta kthen vrazhdë "mos më çaj ...."
Shokët e organizatës së Partisë e asaj të Rinise e këshillojnë familjen e tij të tërheqë vemendjen e Hiqmetit meqë paraqitja e tij e jashtme dhe sjella e tij bie në kundërshtim me moralin e Kllasës. Nga një shok që i do të mirën!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023947954177856
array(1) { ["section"]=> string(83) "kendi-i-fleterrufeve-te-rames-gazetari-shton-nje-emer-tjeter-nga-100-ne-liste-85994" }