Këndon gjithmonë live në koncerte? Përgjigjet Aurela Gaçe (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 06:17 14-10-2019 Këndon gjithmonë live në koncerte? Përgjigjet Aurela Gaçe (VIDEO)

Aurela Gaçe është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo ishte e ftuar së fundi në një intervistë për emisionin “Mirage”, ndërsa ka folur për çështje të ndryshme.

Mes të tjerash këngëtarja foli rreth albumit të saj të ri si, projektet që planifikon t’i sjell së shpejti si dhe për pjesëmarrjen në festivale.

Meqë njihet si një nga artistet që këndon çdo herë ‘live’ në skenë, Aurela tregoi se çfarë mendon për këtë pjesë.

"Kur thua jam përpara publiku është fjala për live. Unë nuk di mënyrë tjetër dhe nuk pranoj. Sigurisht ka shumë të ardhura nëse do vendosja CD, do përformoja 30 minuta, do paraqitesha bukur. Por nuk pranoj të mashtroj publikun. Nëse do jem e lodhur, do them jam e lodhur, nuk do marr 50 data, por do marr vetëm 20. Unë kam vendosur të lë shpirtin tim te ata që më dëgjojnë. Nuk pranoj të bëj asnjë lloj kompromisi', tha ajo.

Për më tepër  ndiqni videon e mëposhtme!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039037942886353
array(1) { ["section"]=> string(69) "kendon-gjithmone-live-ne-koncerte-pergjigjet-aurela-gace-video-181939" }