Kënga e artistëve zviceran për Teatrin, Meta përcjell mesazhin e fortë: Kjo revoltë me art duhet të na zgjojë të rivendosim demokracinë

Publikuar tek: politike, më 10:18 25-05-2020 Kënga e artistëve zviceran për Teatrin, Meta përcjell mesazhin e fortë: Kjo revoltë me art duhet të na zgjojë të rivendosim demokracinë Njeri nga artistet

Shembja e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë.

Dy prej tyre janë muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa, nga Zvicra të cilët kanë kënduar në gjuhën italiane, një këngë kushtuar shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Lidhur me këtë revoltë të tyre ka reaguar presidenti Ilir Meta i cili shkruan se kjo këngë homazh duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë. 

“Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
"Atë natë të shtune, përse?", është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.
Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË”, shkruan Meta.

Kënga e 2 artistëve për teatrin:

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S'e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën ...

S'e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar

Fikët një qiri
Që jepte dritë...
Që i jepte dritë qytetit

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që ...
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte

Fikët një qiri
Fikët një flakë!

Që na jepte jetë të gjithëve ... ne!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096619129180908
array(1) { ["section"]=> string(140) "kenga-e-artisteve-zviceran-per-teatrin-meta-percjell-mesazhin-e-forte-kjo-revolte-me-art-duhet-te-na-zgjoje-te-rivendosim-demokracine-207695" }