Kënga e Çilit bëri bujë në media, këngëtarja u përvishet “hajdutëve” online

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:04 23-08-2017 Kënga e Çilit bëri bujë në media, këngëtarja u përvishet “hajdutëve” online

Çiljeta s’ka dy ditë që ka lancuar klipin e saj më të ri “Pa ty jetoj”, këngë e cila po bën bujë në rrjet.

Një baladë e ndjerë, me muzikë të mrekullueshme nga Elgit Doda dhe me tekst të Filloreta Raçit, e njohur për publikun si Fifi nuk mund ta sillte askush tjetër kaq bukur sa “bisha” e ekranit shqiptar Çili, në bashkëpunim me reperin Alores.

Çili këtë herë ërdhi me një baladë dashurie, e ky fakt ka bërë që shumë media ta lidhin teksin e këngës “Pa ty jam” me jetën private të këngëtares.

Mirëpo Çili reagon me anë të një postimi në “Instagram”, ku nuk është përmbajtur ndaj portaleve, duke i quajtur “fake”, me mungesë profesionalizmi dhe hajdutë. Në shkrimin e saj Çili ka sqaruar njëherë e mirë se kënga nuk ka të bëjë aspak me jetën private, madje nënvizon se është shumë e lumtur.

Postimi i Çilit:

Te dashura Media, "profesionalizmi" juaj per klikime po kapercen çdo limit. Keqardhje per Ju. Nje gazetari hajdute qe ben vetem copy paste nga nje kompjuter ne tjetrin, qe nuk rrezaton vlera dhe ka humbur besimin, jo vetem tek ne, por edhe tek publiku per shkak te lajme "fake" qe prodhoni çdo dite. Kenga qe sapo kam publikuar nuk ka te beje aspak me jeten time personale. Fabulen e #PaTyJetoj ashtu e ka ndjere dhe ashtu e ka qëndisur @fifi.official. Jeta ime personale ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me shume dashuri! Me dashuri nga njerezit qe me rrethojne. Nga familja, nga miqte, nga bashkepunetoret e mi,Nga njeriu I zemres...E gjithe dashuria qe kam marr nga njerzit e mire dhe pozitiv qe me rrethojn ne jete eshte perkthyer ne pune profesionale, te cilat kane arritur gjithmone miliona vieës ne YouTube dhe per kete jam shume krenare. Ju vazhdoni t'i bini fyellit ne nje vrime sepse shkelqimin nuk e zbehni dot, as ju dhe askush tjeter...Ju uroj te gjithve te gjeni paqe me veten qe zemrat tuaja te rrezatojn vec mirsi...??☝?

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sara Kapo di si të tërheqë vëmendje, pozon me fustan nate transparent
Blendi Fevziu publikon foton me vajzën, shikoni sa është rritur ajo (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0087230205535889
array(1) { ["section"]=> string(78) "kenga-e-cilit-beri-buje-ne-media-kengetarja-u-pervishet-hajduteve-online-89964" }