Këngëtari i njohur: Pasi këndova, më thanë se kisha ngatërruar dasmën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:30 26-05-2019 Këngëtari i njohur: Pasi këndova, më thanë se kisha ngatërruar dasmën

Këngëtari i njohur shqiptar Gena ka qenë i ftuar pasditen e sotme në 'E diell'.

Ndër të tjera, ai ka treguar edhe një histori të veçantë që i ka ndodhur në një prej dasma ku ka qenë i ftuar.

'Ishim me vonesë. Në dasmë këndonte një grup tjetër, ndërsa ne ishim të ftuar specialë.Në vrap e sipër me organistin, futemi në dasmë dhe bëmë gati veglat. Teksa përgatiteshim, merrnim dhe shumë duartoktritje nga salla, që njëkohësisht thërrisnin emrin tim. U gëzova sepse normalisht e ndieva veten të vlerësuar.Pasi mbarova këngën e parë dhe nis të dytën, i them grupit muzikor që këndoi para meje për emrin e të zotit të shtëpisë, nëse quhej Agron. 'Jo',  më tha ai. Agroni e ka dasmën nga ana tjetër. Aty kuptova që kisha ngatërruar dasmën dhe ata më mirëkuptuan', rrëfeu Gena duke shkaktuar shumë të qeshura tek publiku.

genaaa.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015781879425049
array(1) { ["section"]=> string(74) "kengetari-i-njohur-pasi-kendova-me-thane-se-kisha-ngaterruar-dasmen-165797" }