“Këngëtari i Shqiperisë, na ka shtruar vjet pllakat e shtëpisë”, "çmenden" grekët për kualifikimin e Bushpepës në finalen e Eurovizion

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:00 10-05-2018 “Këngëtari i Shqiperisë, na ka shtruar vjet pllakat e shtëpisë”,

Kualifikimi i Eugent Bushpepës në natën finale të Eurovizionit ishte një lajm që gëzoi dhe bëri krenarë padyshim të gjithë shqiptarët. Por ky rezultat befasues i Bushpepës nuk është pritur mirë nga grekët.

Përfaqësuesja e Greqisë Yianna Terzi nuk arriti të kalojë në natën finale të festivalit europian të këngës.

Dhe si duket kjo i ka tensionuar më shumë ata për performancën e Gentit. Ndonëse mediat greke e kanë raportuar siç duhet në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet negative në adresë të këngëtarit shqiptar. Shumë prej tyre habiten se pse kaloi Shqipëria në finale dhe jo Greqia.

“Të kualifikohet Shqipëria dhe jo ne grekët, çfarë tjetër do të dëgjojme akoma, kishin edhe këngëtarë me mikrofonë në Shqipëri përveç hajdutëve, të pagedhendurve dhe të pashkollëve?!”, është ky njëri prej komenteve.

“Këngëtari i Shqipërisë, na ka shtruar vjet pllakat e shtëpisë”, thuhet në një tjetër koment.

Kujtojmë se pak ditë më parë Eleni Foureira u “kryqëzua” pas fotos që bëri me Eugentin, ku kishin formuar me duar shqiponjën.

1-8.png

Të kualifikohet Shqipëria dhe jo ne grekët, çfarë tjetër do të dëgjojme akoma, kishin edhe këngëtarë me mikrofonë në Shqipëri përveç hajdutëve, të pagedhendurve dhe të pashkollëve?!

2-4.png

Këngëtari i Shqipërisë, na ka shtruar vjet pllakat e shtëpisë

4.png

"Të kalojë Shqipëria dhe jo ne?”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11937189102173
array(1) { ["section"]=> string(135) "kengetari-i-shqiperise-na-ka-shtruar-vjet-pllakat-e-shtepise-cmenden-greket-per-kualifikimin-e-bushpepes-ne-finalen-e-eurovizion-120204" }