Këngëtari i talentuar shqiptar, Stanaj, së shpejti me këngët e tij

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:43 31-05-2016 Këngëtari i talentuar shqiptar, Stanaj, së shpejti me këngët e tij

Këngëtari i talentuar shqipar Albert Stanaj do të publikojë së shpejti disa këngë pas një pune shumë të gjatë. Djali i talentuar nga Mali i Zi, zëri i mrekullueshëm i të cilit tërhoqi vëmendjen e modeles Kim Kardashian, ka njoftuar në instagram se këngët janë shumë pranë përfundimit.

“Jam shumë i emocionuar që do publikoj këngët. Ka qenë rrugëtim i gjatë që ka provuar durimin tim, po aq sa e di dhe unë tuajin. Për të gjithë ju që po prisni, diçka vjen së shpejti. Vetëm e di që këngët janë të gjitha të përfunduara dhe në proces miksimi. Shumë i emocionuar që do t’iu tregoj çka kanë krijuar orët e panumërta të punës”, shprehet Stanaj në Instagram.

Stanaj, i cili jeton dhe punon në New York, besohet se gjatë 2015-ës ka bashkëpunuar me këngëtarë të njohur si Jay Z dhe Drake.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024736166000366
array(1) { ["section"]=> string(70) "kengetari-i-talentuar-shqiptar-stanaj-se-shpejti-me-kenget-e-tij-42051" }