Këngëtari i zhgënjyer, anulohet mbrëmja gala: Disa xhelozë u ankuan për biletën 500 lekë me një pije falas

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:45 09-02-2020 Këngëtari i zhgënjyer, anulohet mbrëmja gala: Disa xhelozë u ankuan për biletën 500 lekë me një pije falas Këngëtari Bujar Cici

Klientët u ankuan për hyrjen me biletë që kushtonte 500 lekë të reja, ndaj këngëtari Bujar Cici ka vendosur të anulohet mbrëmja gala, edhe pse në biletë ishte përfshirë një pije falas.

I zhgënjyer ai njofton ndjekësit në rrjetin social se mbrëmja u anulua për shkak të komenteve të disa njerëzve “xheloz e paragjykues” për çmimin e biletës.

Këngëtari i muzikës popullore tironase thotë se të gjithë ata që kanë marrë biletë, mund ta kthejë e të marrin lekët pas.

“Mbrëmja Gala anullohet të nderuar miq e dashamirës. Arsyeja që na ka ngacmuar shumë është, pasi njerëz xheloz e paragjykues folen shume per bileten e hyrjes 500 leke,ku kishin dhe nje pije falas.Dhe menu sipas deshires se tyre..

Me.keqardhje por eshte e padurueshme se si flasin keta njerez. Gjithsesi kush ka marre bileten te shkoj te lokali te marri leket..

BrauHaus mendoj per nje nate te mrekullueshme....Por me shume sinqeritet eshte e pamundur... Faleminderit pet mirekuptimin”, shkruan ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010318994522095
array(1) { ["section"]=> string(111) "kengetari-i-zhgenjyer-anulohet-mbremja-gala-disa-xheloze-u-ankuan-per-bileten-500-leke-me-nje-pije-falas-194605" }