Këngëtari kosovar shpërthen ndaj ministrit: Ja ka q**** nanën artit e kulturës në Kosovë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:30 27-09-2020 Këngëtari kosovar shpërthen ndaj ministrit: Ja ka q**** nanën artit e kulturës në Kosovë Labinot Tahiri - Armend Zemaj

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Armend  Zemaj.

Sipas Labit virusi është zhdukur por së bashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinj.

“Ministri historik që ja ka q... nanën artit e kulturës në Kosovë!

Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë!

Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!!

Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!

Falemnderit ministër i qiftelisë dhe i defave!

Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e 'ESTRADËS SË VDEKUR' dhe jetës së natës të 'kafiterive t'falimentuara' , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi!

Ju lumtë, ju jeni ata që e keni "ngritur ekonominë",ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia!

Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë! Bravo Ministër”, shkruan këngëtari.

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013993978500366
array(1) { ["section"]=> string(90) "kengetari-kosovar-shperthen-ndaj-ministrit-ja-ka-q-nanen-artit-e-kultures-ne-kosove-221864" }