Këngëtari shqiptar del pozitiv me koronavirus: Kam dhembje koke dhe fyti

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:43 24-03-2020 Këngëtari shqiptar del pozitiv me koronavirus: Kam dhembje koke dhe fyti

Koronavirusi ka prekur edhe një prej këngëtarëve më të njohur në Kosovë, Jetmir Hysenin.

Në një lidhje telefonike me emisionin ‘Sytë 7’ në Klan Kosova, ai ka treguar simptomat që shfaqi.

‘Faktikisht, simptomat i kam ndjerë prej ditës kur kam udhëtuar prej Gjermanisë në Kosovë. E kam ndjerë që mund ta kem virusin, por më saktë e kam kuptuar natën e 20 marsit, pasi që e kam bërë testin në Spitalin Infektiv. Fillimisht në mëngjes kam pasë dhimbje të fytit, derisa në mbrëmje dikur vonë kam pas ethe, temperaturë, dhimbje të kokës dhe muskujve, por fillimisht kanë qenë dhimbjet e fytit. Këto simptoma kanë zgjatur tri ditë. Tani kam disa vështirësi, por po e shoh se po e marr veten çdo ditë. Tani kam dhimbje koke kohë pas kohe, por jo diçka më shumë’, u shpreh Hyseni.

Ndër të tjera, ai deklaroi se nuk ka informacione nëse dikush nga personat me të cilët ka pasur kontakt është infektuar me Covid-19.

‘Nuk e di, janë duke e pritur testin. Po pres që të më lajmërojnë. Shpresoj se nuk e kam infektuar askënd. Prej momentit që kam hyp në aeroplan në Dusseldorf kam qenë me dorëza dhe maskë tërë kohën. Edhe më pas në karantinën te Qendra e Studentëve kam pasë shumë kujdes’, shtoi Hyseni.

-640-0-5e7a25c6603ee.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086331367492676
array(1) { ["section"]=> string(78) "kengetari-shqiptar-del-pozitiv-me-koronavirus-kam-dhembje-koke-dhe-fyti-199956" }