Këngëtarja amerikane vritet me pistoletë ndërkohë që jepte autografë

Publikuar tek: bota, më 12:34 11-06-2016 Këngëtarja amerikane vritet me pistoletë ndërkohë që jepte autografë

Këngëtarja amerikane Christina Grimmie, e njohur për pjesëmarrjen në programin muzikor televiziv amerikan “The Voice” është qëlluar me armë zjarri teksa nënshkruante autografe për fansat.

Ngjarja ka ndodhur në Orlando dhe autori i vrasjes së këngëtares u ndalua nga vëllai i saj, i cili me pas vrau veten.

22­-vjeçarja ndërroi jetë pak më vonë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Në vitin 2014, Grimmie doli e treta në sezonin e gjashtë të spektaklit “The Voice”.

Përmes një mesazhi në Tëitter, policia e Orlandos u shpreh: “Me keqardhje të thellë na duhet të konfirmojmë se zonjush Christina Grimmie u nda nga jeta për shkak të plagëve”. Policia ka nisur hetimet per ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.32245111465454
array(1) { ["section"]=> string(74) "kengetarja-amerikane-vritet-me-pistolete-nderkohe-qe-jepte-autografe-43177" }