Këngëtarja e famshme jep ngushëllimet për viktimat në Las Vegas gjatë emisionit në pozicion të çuditshëm, komentuesit e “kryqëzojnë”

Publikuar tek: bota, më 13:17 02-10-2017 Këngëtarja e famshme jep ngushëllimet për viktimat në Las Vegas gjatë emisionit në pozicion të çuditshëm, komentuesit e “kryqëzojnë”

Këngëtarja e njohur amerikane Mariah Carey është kritikuar ashpër sot nga shikuesit e emisionit Good Morning Britain pasi në kohën kur mësoi për sulmin në Las Vegas ku vdiqën 200 persona, ajo qëndronte e shtrirë.

Carey ishte e ftuar në emisionin e prezantuar nga Piers Morgan dhe Susanna Reid për të folur rreth koncerteve në Paris dhe Londër gjatë fundvitit, mirëpo në atë kohë u dha lajmi për sulmin në Las Vegas.

47-vjeçarja ishte drejtpërdrejt nga shtëpia e vetë në Beverly Hills dhe i shprehu ngushëllim gjithë viktimave në momentin që mësoi për ngjarjen, shkruan Metro, raporton newsbomb.al.

“Kjo është diçka e tmerrshme. Po lutem për viktimat dhe shpresoj që këto gjëra të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur. E dini se kam kaluar shumë kohë në Vegas dhe këto gjëra që po ndodhin në gjithë botën janë tragjedi e madhe. Po lutem për viktimat dhe shpresoj që këto gjëra të marrin fund sa më shpejt”, është shprehur këngëtarja e muzikës Pop.

Mirëpo edhe pse ajo përcolli ngushëllimet e saj, shikuesve nuk iu ka pëlqyer aspak mënyra sesi po qëndronte këngëtarja gjatë momentit të lajmit, e shtrirë dhe pa lëvizur aspak nga vendi.

Ajo qëndrontë në një mënyrë shtrirë sikur po bënte set fotografik dhe kjo gjë i ka nxehur keq ndjekësit e programit të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë në faqen Twitter.

“Njerëzit po vdesin, kjo rri si Diva”, shkruan një komentuese.

 

mariahcarey-gmb-lasvegas.jpg

maz44.png

 

mariah.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bilanc tragjik në sulmin me armë në Las Vegas/ Mbi 50 të vdekur e 200 të plagosur, policia vret autorin
PE: Referendumi në Katalonjë i paligjshëm »
Article Logic
Execution time: 0.013647079467773
array(1) { ["section"]=> string(135) "kengetarja-e-famshme-jep-ngushellimet-per-viktimat-ne-las-vegas-gjate-emisionit-ne-pozicion-te-cuditshem-komentuesit-e-kryqezojne-94446" }