Moderatorja Alketa Vejsiu i kërkoi mbrëmjen e sotme çifteve të ‘Dance With Me’ që të përkufizonin martesën me 3 fjalë.
Mirëpo, përgjigja që mori më shumë ovacione nga publiku ishte ajo e këngëtares Era Rusi, e cila deklaroi se ishte e zënë duke martuar të tjerët dhe nuk kishte gjetur ende një datë bosh për veten.
Më tej, Era shtoi se janë dy shpirtra që bashkohen në një dhe ku ka më bukur sesa të jetosh përjetësisht i dashuruar.
‘Unë për shembull nuk jam martuar asnjëherë, jam shumë e zënë duke martuar të tjerët dhe akoma nuk arritur të gjej një datë bosh për veten. Megjithatë mendoj janë dy shpirtra që bashkohen në një dhe ku ka më bukur sesa të jetosh përjetësisht i dashuruar, ndaj dhe unë do të doja t’i uroja vetes atë këngën ‘Dance me till the end of love’ ta kërceja’, tha Rusi.