Këngëtarja e njohur shqiptare i futet politikës, anëtarësohet në këtë parti

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:33 29-03-2019 Këngëtarja e njohur shqiptare i futet politikës, anëtarësohet në këtë parti

Këngëtarja e njohur shqiptare Eliza Hoxha është bërë zyrtarisht pjesë e politikës.

 

Këngëtarja nga Kosova, e cila ushtron edhe profesionin si arkitekte është bërë anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e bëri me dije vetë kryetari i kësaj force politike, Kadri Veseli.

'Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet', ka shkruar Veseli.

PDK aktualisht është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor dhe siç duket nga postimi i Veselit, Eliza Hoxha do të jetë e angazhuar në Degën e PDK-së në Prishtinë.

55776232_574625886373883_268659606048210944_n-650x358 (1).jpg

-640-0-5c9de2f959202.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025522947311401
array(1) { ["section"]=> string(81) "kengetarja-e-njohur-shqiptare-i-futet-politikes-anetaresohet-ne-kete-parti-158356" }