Këngëtarja e njohur shqiptare rezulton pozitive me koronavirus

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:15 08-07-2020 Këngëtarja e njohur shqiptare rezulton pozitive me koronavirus Këngëtarja Adelina Thaçi

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Adelina Thaçi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetet sociale, e cila tregon se në testin që i është nënshtruar ka rezultuar pozitive.

Këngëtarja tregoi se edhe pse është kujdesur në maksimum, për shkak të papërgjegjshmërisë së disa personave është infektuar.

Ndër të tjera Thaçi u ka kërkuar personave që janë me koronavirus, të mos e fshehin dhe të tregohen të kujdesshëm.

Postimi i plotë:

Te dashure miq e familjare. Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija. Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi. Une hasa ne keto simptoma para dy dite, pra lodhje te madhe te trupit, dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.

Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll. Temperature 37.5. Pra keto ishin simptomet e mija. Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv.

Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt!

Me respekt Adelina Thaqi Meta

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010462999343872
array(1) { ["section"]=> string(69) "kengetarja-e-njohur-shqiptare-rezulton-pozitive-me-koronavirus-213241" }