Këngëtarja e njohur tregon sekretin e saj të madh: Pas përdhunimit vuaj nga stresi post traumatik

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:03 06-12-2016 Këngëtarja e njohur tregon sekretin e saj të madh: Pas përdhunimit vuaj nga stresi post traumatik

Këngëtarja me famë botërore ka treguar sekretin e saj që e mbante prej vitesh, stresin që ka përjetuar pas përdhunimit në moshën 19 vjeçare.

Lady Gaga ka rrëfyer sëmundjen psikike që ndikoi në gjendjen e saj më vonë.

“Unë vuaj nga një sëmundje mendore, stresi post-traumatik. Nuk e kam treguar kurrë më parë një gjë të tillë. Mirësia që më treguan mjekët, familjarët, miqtë e mi ishte ajo që më shpëtoi jetën. Meditimi më ndihmon të qetësohem. Duhet të bëj çdo ditë llogaritë me sëmundjen time”, u shpreh Lady Gaga.

Ylli amerikan i popit, sot 30 vjeçe, për ngjarjen që i tronditi jetën foli publikisht vetëm dy vjet më parë. Në intervistën e dhënë Today Shoë-t e të transmetuar nga NBC, ajo rrëfeu se trauma e ka ndihmuar të kuptojë më mirë të tjerët. 

Këtë mesazh u përcolli edhe të rinjve homoseksualë e atyre transgjinore gjatë vizitës në qendrën Ali Forney në Neë York, për secilin nga të cilët kishte sjellë me vete nga një dhuratë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020592927932739
array(1) { ["section"]=> string(102) "kengetarja-e-njohur-tregon-sekretin-e-saj-te-madh-pas-perdhunimit-vuaj-nga-stresi-post-traumatik-61792" }