Këngëtarja Gerta Heta lind, por i mbijeton vetëm njëra nga binjaket. Ja falenderimi që të përlot për stafin e maternitetit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 01-12-2015 Këngëtarja Gerta Heta lind, por i mbijeton vetëm njëra nga binjaket. Ja falenderimi që të përlot për stafin e maternitetit

Këngëtarja shqiptare Gerta Heta, plot kurajë ia doli të sillte në jetë dy binjaket e saj, edhe pse vetëm njëra prej tyre arriti të mbijetojë.

Sot Gerta bën falenderimin që të përlot e të bën të heshtësh. Dhe ja çfarë i shkruan stafit të maternitetit:

“FALENDERIMI I NJE NENE:

Gerta Luna Djarmati

Dec 1st, 12:22pm

Ato erdhën në jetë të dyja, shumë para kohe, po vetëm Matea arriti të mbijetojë. Matea ime luftarake që falë dëshirës së të madhit Zot për të mos ma copëtuar shpirtin përjetë, e falë punës së jashtëzakonshme të bluzave të bardha të S.U.O.GJ." Mbreteresha Geraldine", sot është në shtëpi pas 50 ditësh në reanimacion.

Lindi 1000 gramë, sot vetëm 1530 gramë, shumë rrugë për të bërë, por shpresoj që luftën me të madhe, atë për jetën e fituam. Mirënjohje për stafin shumë human të reanimacionit të bebave. Keni gjithë bekimet e një nëne. Jua puth duart me përulësinë më të madhe.

Gerta Heta Djarmati”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Historia, si përfshinë në trafikun e hashashit një kamionist, tre kushërinj. Prokuroria kërkon 41 vite burg
Dorëhiqet drejtori i Burgut 313, rezultoi i dënuar më parë »
Article Logic
Execution time: 0.013513088226318
array(1) { ["section"]=> string(126) "kengetarja-gerta-heta-lind-por-i-mbijeton-vetem-njera-nga-binjaket-ja-falenderimi-qe-te-perlot-per-stafin-e-maternitetit-26689" }