Ndryshimi i saj drastik mori një vëmendje të madhe në mediat shqiptare.
Vendimi për t’u dobësuar dhe ndërhyrja kirurgjikale në ngushtimin e lukthit që më pas rezultoi në reduktimin e ushqimit, rezultoi që Big Mama të pësonte një ndryshim rrënjësor në trupin e saj.
Ndërsa së fundmi këngëtarja ka tërhequr vëmendjen edhe te mediat turke.
“Ndryshimi i pabeshueshëm i artistes së famshme Big Mama”, është ky një nga titujt e portalit të njohur turk.
Bigu ka treguar historinë e saj në një konferencë për shtyp, ku pranë vetes mbante edhe një karton me pamjen e dikurshme.