Këngëtarja shqiptare e pranon hapur: Kam bërë hundën, e kisha fiksim

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:36 11-07-2019 Këngëtarja shqiptare e pranon hapur: Kam bërë hundën, e kisha fiksim

Këngëtarja e njohur Gerta Mahmutaj ishte sot e ftuara e rradhës e moderatorit Ermal Peçi në programin ‘Trokit’ së bashku me partnerin e saj, DJ John Van Ride.

Dyshja sapo ka publikuar klipin ‘Kush je ti’ për të cilin ndan disa detaje në program. Teksa John fliste, Gerta mbytet pak dhe në këtë moment Ermali ndërhyn me shaka duke i thënë se është syri i keq, pasi me siguri publiku po pyeste se çfarë ka ndryshe në pamje këngëtarja. Kaq mjaftoi që me shumë sportivitet Gerta të pranonte ndërhyrjen në hundë.

Pse mo, s’kam qenë më e bukur më përpara? (qesh). Po kam bërë hundën. Unë s’kam pasur me mëdyshje. Kam pasur të fiksuar në kokë që do e ndryshoja, isha e vendosur për ta bërë ndërhyrjen. Unë s’kam pasur asnjë problem, ishte e gjitha çështje estetike. Ishte i vetmi detaj në fytyrë që doja ta ndryshoja’ , tha Gerta.

Po partneri i saj si ka qenë kundrejt këtij vendimi? Si ndihet Gerta kur koleget e saj mohojnë ndërhyrjet ndërsa ajo flet kaq pa doreza? Mësoni më shumë nga intervista e mëposhtme.

LAJMI NË:http://www.intv.al/nuk-e-mohon-perkundrazi-kengetarja-e-njohur-flet-per-here-te-pare-ne-trokit-per-nderhyrjen-ne-hunde-video-98360

WhatsApp_Image_2019-07-11_at_14.37.30.jpeg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083799362182617
array(1) { ["section"]=> string(73) "kengetarja-shqiptare-e-pranon-hapur-kam-bere-hunden-e-kisha-fiksim-171908" }