Këngëtarja shqiptare humb njeriun e shtrenjtë dhe bën dedikimin prekës: Ti më dhe krahë për të performuar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:42 22-09-2020 Këngëtarja shqiptare humb njeriun e shtrenjtë dhe bën dedikimin prekës: Ti më dhe krahë për të performuar Ava Max

Shqiptarja Amarda Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, një nga këngëtaret më të njohura në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm, ka humbur një njeri të dashur.

Armanda ka humbur gjyshin e saj dhe lajmin e hidhur e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto foto të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor.

E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, shkruan Ava krah fotove të gjyshit të saj.

ttttt.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013249158859253
array(1) { ["section"]=> string(111) "kengetarja-shqiptare-humb-njeriun-e-shtrenjte-dhe-ben-dedikimin-prekes-ti-me-dhe-krahe-per-te-performuar-221214" }