Këngëtarja shqiptare mesazh sfidues Ramës me VIDEO, por bën gafën e madhe

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:59 15-05-2019 Këngëtarja shqiptare mesazh sfidues Ramës me VIDEO, por bën gafën e madhe

Protestat e opozitës të cilat vijojnë prej muajsh në vend duket se kanë prekur edhe reperen Baby G.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, këngëtarja me nota humori ka dashur të sfidojë kryeministrin Edi Rama, mirëpo pa e kuptuar ka bërë një gafë.

"Mendoj se do të bëhem gruaja e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

Siç kuptohet këngëtarja nuk paska dijeni se Rama është kryeministër i Shqipërisë dhe jo president, meqë shprehu dëshirën për t'i zënë vendin.

Këtë detaj e kanë kapur menjëherë edhe fansat e saj të cilët nuk kanë hezituar ta kritikojnë. Mirëpo, ndonëse kanë kaluar disa orë nga postimi, reperja nuk ka marrë mundimin të bëjë korrigjimin e nevojshëm.

qq.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066308975219727
array(1) { ["section"]=> string(79) "kengetarja-shqiptare-mesazh-sfidues-rames-me-video-por-ben-gafen-e-madhe-164405" }