Këngëtarja shqiptare thotë se nuk do i përgjigjet kurrë pyetjes 'një milion dollarëshe', por pa dashur ‘rrëshket’

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:40 03-07-2020 Këngëtarja shqiptare thotë se nuk do i përgjigjet kurrë pyetjes 'një milion dollarëshe', por pa dashur ‘rrëshket’ Anxhela

Këngëtarja Anxhela Peristeri është mjaft e rezervuar kur vjen puna te çështja e dashurisë.

E ftuar te “Rudina” u pyet se çfarë po ndodh me jetën e saj jashtë muzikës: “Je e dashuruar?”

“Pyetja një milion dollarëshe që nuk i përgjigjem kurrë…” – tha me të qeshur Anxhela duke theksuar edhe një herë se për jetën private nuk ka dëshirë të flas në publik. Të paktën jo për momentin.

Ndonëse e ka shmangur pyetjen Anxhela pa dashur ka treguar se ajo është e dashuruar ku thekson se në gisht mban unazën që u komentua shumë në ditëlindjen e saj të fundit.

“Tani jam mirë. Mirë jam… Domethënë e kam akoma atë unazë”, – shtoi Anxhela si për t’i dhënë përgjigje këmbënguljes së Rudinës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010384082794189
array(1) { ["section"]=> string(115) "kengetarja-shqiptare-thote-se-nuk-do-i-pergjigjet-kurre-pyetjes-nje-milion-dollareshe-por-pa-dashur-rreshket-212679" }