KENI DYSHIME SE JENI PREKUR ME COVID? Zbardhet protokolli i mjekëve kinezë e italianë: Konsultë e analiza, pushim në shtrat dhe sigurim kalorish të nevojshme (Nga rastet e thjeshta tek më të vështirat - DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:35 25-03-2020 KENI DYSHIME SE JENI PREKUR ME COVID? Zbardhet protokolli i mjekëve kinezë e italianë: Konsultë e analiza, pushim në shtrat dhe sigurim kalorish të nevojshme (Nga rastet e thjeshta tek më të vështirat - DOKUMENTI)

Protokolli i mjekëve kinezë për simptomat dhe karakteristikat e tjera të koronavirusit, i modifikuar për mjekët italianë, është publikuar dhe në gjuhën shqipe.

Sipas protokollit, inkubacioni i virusit zgjat nga 1 deri në 14 ditë, zakonisht nga 3 deri në 7 ditë. Shenjat e para dhe kryesore që tregojnë se një individë është prekur nga covid-19 janë: temperatura, kolla e thatë dhe pafuqia ose rezistenca e dobët.

Në një pakicë pacientësh thuhet në protokoll paraqesin bllokim nazal, faringit, rinorrea, mialgjia dhe diarre.

Kur jemi para një rasti të dyshuar, duhet bërë menjëherë izolimi dhe të kërkohet një konsultë me specialistin. Nëse konsulenca e konfirmon rastin e dyshuar, duhet sinjalizuar rasti me anë të internetit brenda dy orëve.

Të bëhet marrja e materialit për testin e acideve nukleike virale dhe duhet bërë transfderimi I pacietit të dyshuar në spitalin e referencës, në mënyrë të sigurt. Për personat që kanë qenë në kontakt të ngushtë me pacientin e dyshuar rekomandohet bërja e testit të acideve nukleike virale dhe për ta edhe në rastet e pozitivitetit për pathogjenë të tjerë respiratorë.

Kur rasti I dyshuar rezulton negative në të dy testet konseguitive (distancë të paktën 24 orë nga marrja e kampioneve) dhe negative për IgM dhe IgG në distancë 7 ditë nga fillimi I sëmundjes, mund të përjashtohet diagnoza e Covid-19.

Trajtimi

Pacientët e dyshuar dhe ata të diagnostikuar do të shtrohen dhe do të trajtohen në strukturat e posacme me kushtet e nevojshme për të siguruar një izolim adekuat. Pacientët e dyshuar do të izolohen në dhoma teke, ndërsa pacientet e diagnostikuar mund të vendosen në një dhomë. Pacientët me forma të rënda të sëmundjes do të shtrohen direkt në një terapi intensive.

Trajtimi standart

Pushim në shtrat sigurimi I kalorive të nevojshme, kujdes ndaj stazës venoze, ekuilibri hidro-elektrolitik, monitorim I kujdessshëm I parametrave vital.

Kontroll gjaku komplet, analizat e urunës etj

Supert me osigjenoterapi me anë të kanjulave nasale e maskave faciale me fluks të lartë oskigjeni.

Medikamentet antivirale

Evitoni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve sidomos atyre me spektër të gjerë veprimi.

Paraqitja klinike:

Inkubacioni zgjat 1-14 ditë, zakonisht 3-7 ditë. Manifestimet kryesore janë temperaturë, kollë e thatë dhe pafuqi. Në një pakicë pacientësh vërehet bllokim nazal, faringit, rinorrea, mialgjia dhe diarreja. Në pacientët me formë të rëndë, shpesh në një periudhë kohe një javore nga fillimi manifestohet dispneja dhe hipoksemia, në pacientët shumë rëndë shkohet drejt ARDS, shokut septic, ac metabolike që nuk korrigjohet lehtë, deficitet e koagulimit dhe në fund MOF.Pacientët shumë rëndë nuk kanë temperaturë. Një pjesë e fëmijëve ose neonateve paraqesin klinikë atipike me ndërlikime gastrointestinal, si dhe të vjella, diarre etj... somnolencë dhe takipne.

PROTOKOLLI I PLOTË:
1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
3_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
4_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
5_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
6_copy_copy.jpg
7_copy_copy_copy.jpg
8_copy_copy.jpg
9.jpg
10_copy.jpg
11_copy_copy_copy.jpg
12_copy.jpg
13.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093719959259033
array(1) { ["section"]=> string(213) "keni-dyshime-se-jeni-prekur-me-covid-zbardhet-protokolli-i-mjekeve-kineze-e-italiane-konsulte-e-analiza-pushim-ne-shtrat-dhe-sigurim-kalorish-te-nevojshme-nga-rastet-e-thjeshta-tek-me-te-veshtirat-dokumenti-200075" }