Keni nevojë për një ristart në karrierën tuaj? Bëhuni pjesë e nismës ‘Mos Prit’, takimeve ndërvepruese me Grida Dumën

Publikuar tek: politike, më 21:45 21-02-2020 Keni nevojë për një ristart në karrierën tuaj? Bëhuni pjesë e nismës ‘Mos Prit’, takimeve ndërvepruese me Grida Dumën Ish-deputetja Grida Duma

Ish-deputetja Grida Duma fton të gjithë ata që kanë nevojë për një ristart në karrierën e tyre, që të bëhen pjesë e takimeve ndërvepruese për të shkëmbyer bashkë me të mendime dhe përvoja karriere.

Sipas ish-deputetes, vështirësia për t’ja dalë në Shqipëri është sa rraskapitëse aq dhe evidente, ndaj suksesi dhe arritja janë qëllime të përhershme kudo, siç edhe kërkojnë përheshëm energji dhe përpekje që lidhen me teknika të përshtatjes dhe qartësimit ndaj pengesave.

Ndaj shkruan ajo, pavarësisht të gjitha vështirësive, askush nuk mund të presë që duke i lënë gjërat të rrjedhin në inercinë e vet dikush të të falë suksesin apo arritjen e tij.

Për këtë qëllim, Grida Duma do të zhvilloj disa takime ndërverpruese që synojnë të jenë shtysë e vlefshme për arritjen tuaj, duke ndarë teknika aftësish të cilat tashmë janë çelës suksesi në perëndim dhe duke ndihmuar në një ristart në karrierën e seicilit pjesëmarrës në sallë.

Në fund ajo vë në dispozicion të kujtdo që do të jetë prezent në takimet ndërvepruese të karrierës një link ku mund të aplikohet për të menaxhuar kërkesat.

Linku: Kliko këtu

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082211494445801
array(1) { ["section"]=> string(120) "keni-nevoje-per-nje-ristart-ne-karrieren-tuaj-behuni-pjese-e-nismes-mos-prit-takimeve-ndervepruese-me-grida-dumen-196014" }