‘Keni Perëndi apo jo? Po na shkatërroni’, Rama qytetarit: Hajde pak... (Video)

Publikuar tek: politike, më 20:35 06-02-2018 ‘Keni Perëndi apo jo? Po na shkatërroni’, Rama qytetarit: Hajde pak... (Video)

Gjatë vizitës në Fier, ku ka takuar kreun e Bashkisë Armando Subashi, kryeministri Edi Rama është përballur me një qytetar të revoltuar.

Teksa kryeministri po diskutonte me Subashin në qendër të Fierit, qytetari ka thirrur me zë të lartë: “Keni Perëndi apo s’keni. Na shkatërruat”. Qytetarit pritet t’i shembet një godinë pranë lumit Gjanica, si pjesë e rehabilitimit të lumit dhe qendrës së Fierit.

Rama dëgjohet nga distanca t’i thotë “hajde pak”. Qytetari shkon dhe bisedon për pak çaste.

Më pas ai sqaron për gazetarin e NeoAlb çfarë i tha kryeministri.

“Ke dokumenta do të japim dëmshpërblim. S’ke, nuk merr gjë. Unë kam ndërtim te lumi Gjanica poshtë me dokumenta por hipoteka ka bërë pislliqe”, thotë Nexhipi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011353969573975
array(1) { ["section"]=> string(75) "keni-perendi-apo-jo-po-na-shkaterroni-rama-qytetarit-hajde-pak-video-109366" }