Keni plane për fundjavën? Mësoni surprizat e motit për ditën e sotme

Publikuar tek: aktualitet, më 08:18 11-05-2019 Keni plane për fundjavën? Mësoni surprizat e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti pritet të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.

Vranësirat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe në formë pikash.

Era do të fryjë e qetë me drejtim Juglindje – Veriperëndim dhe shpejtësi deri në 6-7m/s më tepër përgjatë vijës bregdetare.

Sa i përket temperaturave ato në vlerat minimale pritet të kenë një rënie fare të lehtë me 1-2 grad ndryshe nga ato maksimale. Për shkak të masave me origjinë jugperëndimore temperaturat në vlerat maksimale pritet të kenë një rritje me 2-4 grad celcius duke prekur në zonat e ulta deri në 27°C.

Më konkretisht:

Temperaturat parashikohen:

Zonat malore 6°C deri në 25°C
Zonat e ulëta 7°C deri në 27°C
Zonat bregdetare 10°C deri në 26°C

Rrini të lidhur me SH.M.U për përditësime të herëpashershme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026624917984009
array(1) { ["section"]=> string(74) "keni-plane-per-fundjaven-mesoni-surprizat-e-motit-per-diten-e-sotme-163807" }