Keqpërdori fondet e BE-së, dorëhiqet ministri i Bujqësisë në shtetin më të korruptuar europian

Publikuar tek: bota, më 19:16 14-05-2019 Keqpërdori fondet e BE-së, dorëhiqet ministri i Bujqësisë në shtetin më të korruptuar europian

Ministri bullgar i Bujqësisë, Rumen Porozhanov ka dhënë dorëheqjen pas hetimeve për korrupsion se ka keqpërdorur fondet e Bashkimit Europian.

Porozhanov është i fundit në listën e gjatë të ministrave dhe zyrtarëve të lartë që kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit me pronat e paluajtshme në shtetin që Transparency International e renditi si vendin më të korruptuar të 2018-ës.

Zyrtarë të lartë bullgarë u zbuluan teksa kishin blerë prona luksoze me çmim shumë herë më të ulët se të tregut, ndërsa një hetim paralel nisi për keqpërdorjen e fondeve për zhvillim të BE-së.

Hetimi ka zbuluar se ministri i Bujqësisë duke përdorur fondet e BE-së, ka ndërtuar qindra shtëpi pritjeje private.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025614976882935
array(1) { ["section"]=> string(100) "keqperdori-fondet-e-be-se-dorehiqet-ministri-i-bujqesise-ne-shtetin-me-te-korruptuar-europian-164333" }