Keqqeverisja e koalicionit PAN, Kurti: Dikush të fusë në burg të fortët e politikës së Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 20:14 25-05-2019 Keqqeverisja e koalicionit PAN, Kurti: Dikush të fusë në burg të fortët e politikës së Kosovës Lideri i Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se koalicioni qeveritar i PAN (PDK, AAK, NISMA), kanë përçmuar sundimin e ligjit duke menduar për pushtetet personale.

Me anë te një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti theksoi se duhet gjetur një zgjidhje për drejtësinë në Kosovë dhe sipas tij alternativa është futja në burg e ‘Al Capone-ve’ të Kosovës.

Postimi i plotë:

'Ky regjim i PANhajnisë e ka thyer në mes ‘sundimin e ligjit’: sundimin për vete, ligjin për popullin.

Nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Vendi ynë po bëhet i pajetueshëm kurse shteti ynë i paqëndrueshëm.

Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së.

Ish të burgosurit politikë dhe ish luftëtarët çlirimtarë bëjnë mirë ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PANik. Mandej bashkë edhe Kosovën e shpëtojmë më shpejt e më kollaj', shkruan Kurti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029626131057739
array(1) { ["section"]=> string(99) "keqqeverisja-e-koalicionit-pan-kurti-dikush-te-fuse-ne-burg-te-fortet-e-politikes-se-kosoves-165688" }