Kërcejnë çmimet e naftës, preken konsumatorët

Publikuar tek: ekonomi, më 11:23 12-12-2016 Kërcejnë çmimet e naftës, preken konsumatorët

Çmimi i naftës së papërpunuar ka shënuar rritje në tregun botëror pas marrëveshjes së firmosur nga Rusia dhe shteteve të tjera që nuk janë pjesë e OPEC, përmes së cilës ato kanë rënë dakord për uljen e prodhimit, me qëllim që të zvogëlojnë sasitë e mëdha të mbetura të naftës.

Rusia dhe 10 shtete të tjera që nuk janë pjesë e OPEC kanë njoftuar më 10 dhjetor se ato do e zvogëlojnë prodhimin e tyre në mbi gjysëm milioni fuçi në ditë.

Udhëheqësi saudit i OPEC-ut, gjithashtu ka njoftuar se do e zvogëlojnë prodhimin përtej marrëveshjes së arritur në Vjenë, duke nxitur kështu rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.

Ndërkohë, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën sot me 4.4 për qind, duke u tregtuar me 56.72 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI, u rritën me 4.8 për qind, duke u këmbyer me 53.98 dollarë për fuçi.

Kjo rritje pritet të reflektohet shumë shpejt edhe në Shqipëri, ku nafta për konsumatorët shitet sot me 165 deri në 168 lekë për litër. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027644872665405
array(1) { ["section"]=> string(50) "kercejne-cmimet-e-naftes-preken-konsumatoret-62376" }