Forca të shumta të njësive Komando kanë rrethuar ditën e sotme ndërtesën e Ambasadës së Serbisë në Tiranë. Si rrallë herë më parë, godina është blinduar gjatë gjithë perimetrit rreth saj nga efektivë të forcave Komando.
Nuk bëhet ende e ditur nëse Ambasada ka marrë ndonjë kërcënim apo nëse masat e larta të sigurisë kanë lidhje me mbërritjen e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Tiranë.
Haradinaj do të kthehet ditën e sotme në Prishtinë përmes Tiranës pasi nuk ka një fluturim direkt nga Lubjana për në Prishtinë. Kreu i AAK-së pritet të mbërrijë në Prishtinë rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Ambasada serbe në Tiranë po qëndron “blinduar” nga trupat Komando, që prej orës 03:00 të ditës së sotme.