Kërcënim i ri në ekonominë shqiptare, bie popullsia në moshë për të punuar

Publikuar tek: ekonomi, më 21:45 05-04-2017 Kërcënim i ri në ekonominë shqiptare, bie popullsia në moshë për të punuar

Plakja e popullsisë dhe emigrimi i lartë, janë arsyet kryesore që kanë sjellë rënie me ritme të shpejta të  popullsisë shqiptare në moshë pune.

Banka Botërore publikoi në një raport të posaçëm për punësimin në Ballkanin perëndimor tregojnë se krahasuar me vitin 2010, shqiptarët në moshë nga 15 deri 64 vjeç janë pakësuar me 7 për qind.

Shifrat më alarmante në rajon krahasuar me vendin tonë i  ka regjistruar vetëm Bosnja, ku për të njëjtën periudhë, popullsia në moshë pune është ulur me 7.5 për qind, shkruan TCH.

Banka Botërore lëshon alarmin se për shkak të arsyeve të lartë përmendura, rritja ekonomike gjatë viteve të ardhshme do të jetë më e ulët nëse nuk kompensohet nga rritja e produktivitetit të punës.

Por ky nuk është kërcënimi i vetëm. Rënia e forcës punëtore mund të sjellë paqëndrueshmëri financiare të vendeve ballkanike.

Sipas BB kjo do ta vërë qeverinë përballë një zgjidhjeje të detyruar: ose të rrisë taksat, ose të kufizojë pensionet për të mos thelluar borxhin publik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022695064544678
array(1) { ["section"]=> string(79) "kercenim-i-ri-ne-ekonomine-shqiptare-bie-popullsia-ne-moshe-per-te-punuar-74226" }