Kërcënime për bomba, mbyllen dhe evakuohen thuajse të gjitha shkollat në SHBA

Publikuar tek: bota, më 22:23 23-05-2016 Kërcënime për bomba, mbyllen dhe evakuohen thuajse të gjitha shkollat në SHBA

Një numër i pazakontë kërcënimesh me bombë në shkollat e mesme amerikane është regjistruar gjatë dy ditëve të fundit.

Dhjetëra shkolla në Kolorado, Massachusetts, Konectikut dhe Kaliforni janë evakuuar dhe mbyllur pas kërcënimeve për bombë me anë të telefonit gjatë ditës së sotme. Rreth 30 minuta më parë janë mbyllur dhe rrethuar nga forca të shumta policie dy shkolla të mesme në San Diego duke e çuar në 11 numrin e shkollave të evakuuara në këtë qytet.

Ndërsa një telefonatë anonime rreth 15 minuta më parë ka çuar në mbylljen e shkollës fillore në Long Beach të Uashingtonit.

Sipas disa burimeve të pakonfirmuara, telefonatat kërcënuese kanë lidhje me njëra-tjetrën. Zyrtarët e policisë kanë nisur menjëherë hetimet. Dyshohet se kërënimet janë realizuar me anë të një telefonate që fillimisht është regjistruar në kompjuter dhe më pas ka kryer automatikisht thirrjet në numrat e shkollave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031947135925293
array(1) { ["section"]=> string(82) "kercenime-per-bomba-mbyllen-dhe-evakuohen-thuajse-te-gjitha-shkollat-ne-shba-41298" }